Aksident në rrugën Pejë-Mitrovicë: Lëndohen 14 persona, prej tyre 12 nxënës - NACIONALE

Aksident në rrugën Pejë-Mitrovicë: Lëndohen 14 persona, prej tyre 12 nxënës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

14 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në magjistralen Pejë-Mitrovicë, në fshatin Gurrakoc.

Kjo është konfirmuar për “tëvë1” nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku ka thënë se në aksident u përfshi një veturë dhe një kombi-bus.

12 prej të lënduarve, sipas zëdhënësit janë nxënës.

“Sot rreth orës 13:07 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës. E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve.” – tha ai.

Veç kësaj, Gashi ka treguar se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, dhe më pas, në Eemergjencën e Spitalit të Pejës.

Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme