Aksident në Prishtinë, përfshihen katër vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prishtinë, më konkretisht te rruga “B”.
Sipas pamjeve të dërguara nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli shihet se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Nacionale ka nisur pyetje në adresë të Policisë së Kosovoës.
