Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në Orllan të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një automjet.
“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
Policia ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.