Aksident në mes të trenit të udhëtarëve dhe një veture në Pejë, tre persona të lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Pjesë ka ndodhur një aksident në mes të trenit dhe udhëtarëve dhe një veture.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.