Aksident në Lipjan: Një i vdekur
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan sot në orët e pasditës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”.
“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën”, konfirmoi Borovci, për Betimi për Drejtësi.
Ai shtoi se shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë.
“Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.