Aksident në Gllarevë të Klinës, shtatë të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë në rajonin e Pejës.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë.
“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, nga Policia në Pejë.