Aksident në Drenas, tre persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në Drenas, tre persona të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Drenas. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Nacionalen.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti

Lajme të ngjashme