Aksident në Dollc, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Dollc të Klinës, në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë.
Si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë.
“Rreth orës 17:20 minuta policia është njoftuar për një aksident në Dollc të Klinës, magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, lëndimet nuk janë seriozë”, tha Gashi.