Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i vdekur dhe një i lënduar - NACIONALE

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i vdekur dhe një i lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka ndërruar jetë dhe një është lënduar, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës.

Njoftimi:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të ngjashme