Aksident në autostradën “Arbën Xhaferri”, një person pëson lëndime të lehta
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferri”, në kilometrin e 18-të të segmentit Prishtinë–Ferizaj.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa si pasojë është lënduar lehtë një person.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi-Tahiri.
“Më datën 04.11.2025 është raportuar për një aksident trafiku në Autostradën “Arbën Xhaferi ” drejtimi Prishtinë-Ferizaj km 18. Sipas informatave fillestare të përfshira janë dy automjete, ndërsa raportohet për një person dyshohet me lëndime të lehta”, deklaroi ajo.