Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, në magjistrale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Grabanicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për media se dy të aksidentuarit janë dërguar në QKMF në Klinë për shkak të lëndimeve, ndërsa i lënduari i tretë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë – Pejë, pikërisht në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor, një për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës” – ka thënë Gashi.