Aksident mes tri veturave në Fushë-Krujë, njëra dyshohet se është me targa të Kosovës
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë në Shqipëri, ku janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar tre persona.
Sipas raportimeve njëra nga veturat ka qënë me targa të Kosoës.
“Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin E. N.Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Top Channel.