Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë persona të lënduar
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”.
Veseli ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën " Ahmet Kaçiku" në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes.” – ka njoftuar Veseli.