Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person
Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së shtunës mes trenit dhe një veture.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes” – ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti në lidhje me rastin.