Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, dy të lënduar - NACIONALE

Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, dy të lënduar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas.

Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme