Aksident mes katër automjeteve në Prishtinë, shtatë të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.