Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Ai tutje ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor.