Aksident me tre të lënduar në Drenas, përfshihet edhe vetura e Policisë
Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në Drenas.
Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Policisë.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona . Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.