Aksident me motoçikletë në Rugovë, vdes një person - NACIONALE

Aksident me motoçikletë në Rugovë, vdes një person

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Shtupeq të Rugovës në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se aksidenti ka ndodhur me motoçikletë, dhe se në të kanë qenë dy persona.

Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme