Aksident me fatalitet në Pejë, vdes një person - NACIONALE

Aksident me fatalitet në Pejë, vdes një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet përderisa dyshuari mashkull kosovar, ishte duke drejtuar kamionin me ç’rast viktima mashkull kosovar është goditur me pjesën e pasme të kamionit. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme