Aksident me fatalitet në Graçanicë: Arrestohet shoferi, e godet për vdekje këmbësorin
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Graçanicë.
Shoferi është arrestuar se e ka goditur këmbësorin, duke e lënë të vdekur.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Graqanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.