Aksident me fatalitet në fshatin Zjam të Klinës, policia jep detaje - NACIONALE

Aksident me fatalitet në fshatin Zjam të Klinës, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 17:10, të së premtes, dy vetura kanë pësuar aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.

Përmes raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se janë lënduar tre persona, dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

“Rr. Pejë- Prishtinë (fsh. Zajm –Klinë ) 15.12.2023-17:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në QKMF-Klinë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit pre tyre. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme