Aksident me fatalitet, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku pasditën e sotme në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujev, konkretisht në fshatin Rekë.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, e ka konfirmuar rastin për Nacionalen duke thënë se në përplasje janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë dhe se shoferi i motoçikletës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.,
"Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar." - tha Zahiti për Nacionalen.