Aksident i rëndë në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë - NACIONALE

Aksident i rëndë në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani

“Rreth orës 19:40 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.

Lajme të ngjashme