Aksident i rëndë në rrugën Kaçanik-Ferizaj: Një i vdekur dhe pesë të lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet në rrugën Kaçanik-Ferizaj.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka për Klan Kosova.