Aksident i rëndë në Pejë: Një i vdekur dhe katër të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur sot fshatin Nabërgjan të Pejës, rreth orës 12:55 të mesditës, duke lënë pas një viktimë dhe katër persona të tjerë të lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi pasi një veturë e tipit Peugeot, që po drejtohej nga një i dyshuar, u përpoq të parakalonte në një segment rruge dhe përfundoi në shiritin e kundërt, duke u përplasur me një veturë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e komunikacionit dhe ekipi mjekësor, i cili konstatoi vdekjen e njërit prej pasagjerëve në vend. Katër persona të tjerë morën lëndime trupore dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të gjendjes më të rëndë, është transferuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.