Aksident i rëndë në Miresh të Gjilanit, vdes një 28 vjeçar - NACIONALE

Aksident i rëndë në Miresh të Gjilanit, vdes një 28 vjeçar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 28 vjeçar raportohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Miresh.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetaksidenti ka ndodhur pak pas mesnate.

Në veturë ka qenë edhe një person tjetër i cili po trajtohet në spitalin e Gjilanit.

“Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.” ka bërë të ditur policia.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, raportohet se lajmi është konfirmuar edhe nga të afërm të viktimës, i cili ka lënë pas gruan dhe djalin e tyre.

Lajme të ngjashme