Aksident i rëndë në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë. Dy personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.