Aksident i rëndë në Lipjan, vdes motoçiklisti në vendngjarje
Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.