Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës, vetura bie nga rrethrrotullimi poshtë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës mbrëmë pas mesnate në rrethrrotullimin kryesor të qytetit.
Sipas raportimit të RTV Dukagjini, vetura dyshohet se ka rënë nga rrethrrotullimi poshtë.
Në këtë video shihen ekipet emergjente dhe policia e Kosovës e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Nacionale do t’ju mbajë të informuar më shumë për rastin.