Aksident i rëndë në Devë të Gjakovës, vdes një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Devë të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e Policisë në Gjakovë.
“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigje.