Aksident i rëndë mes autobusit e cisternës afër Medinës, 45 pelegrinë të vdekur - NACIONALE

Aksident i rëndë mes autobusit e cisternës afër Medinës, 45 pelegrinë të vdekur

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dyzet e pesë pelegrinë indianë kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u kaplua nga zjarri pas një aksidenti afër Medinës në Arabinë Saudite, sipas një zyrtari policor indian.

Në autobus ndodheshin 46 pasagjerë, tha zyrtari policor, duke shtuar se një burrë që mbijetoi është dërguar në repartin e kujdesit intensive në një spital vendës, raporton televizioni BBC.

Shumica e viktimave ishin nga qyteti Hyderabad, që ndodhet në shtetin jugor indian, Telangana.

Pelegrinët po udhëtonin nga qyteti i shenjtë për myslimanët, Mekë, për në Medinë, kur ndodhi aksidenti, thuhet në një deklaratë të qeverisë rajonale në Telangana.

Ata kishin shkuar në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e Umrës.

Zyrtari policor indian tha se një cisternë ishte e përfshirë në aksident, por nuk dha më shumë hollësi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi për aksidentin dhe se autoritetet indiane ishin në kontakt të ngushtë me zyrtarët në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme