AKR-ja dhe PD-ja koalicion me LDK-në, Abdixhiku: “Bashkim i natyrshëm i atyre që besojnë në shtet” - NACIONALE

AKR-ja dhe PD-ja koalicion me LDK-në, Abdixhiku: “Bashkim i natyrshëm i atyre që besojnë në shtet”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar të ketë arritur koalicion parazgjedhor me Partinë për Drjetësi dhe Aleancën Kosova e Re.

Këtë koalicion, Abdixhiku e vlerësoi për “bashkim të natyrshëm” të forcave politike “që besojnë në shtet”.

Postiami i Abdixhikut:

AKR dhe PD në listën tonë.

Sot kemi nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re; një bashkim i natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës.

PD do të garojë me 2 kandidatë në listën tonë; gjersa AKR me 3 kandidatë.

Në këto zgjedhje të 28 dhjetorit, LDK ndërton një front të përgjegjësisë. Një aleancë për qeverisje të mirë, për rikthimin e institucioneve, për zbardhjen e transparencës, për ekonominë, për meritat, për qytetarin dhe për Kosovën tonë të përbashkët.

Me PD-në dhe AKR-në ndajmë vlerat e orientimit të përhershëm pro-perëndimor; ndajmë bindjen se Kosova meriton një qeveri stabile, të urtë e me vizion; ndajmë qëllimin për ta përshpejtuar rrugën tonë drejt BE-së, NATO-s, OKB-së dhe për ta forcuar partneritetin tonë të përhershëm me SHBA-të.

Ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së: të ndërtojmë një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.

Jemi duke u bashkuar.

Jemi duke u forcuar.

Jemi duke e ndërtuar fitoren.

Kosova ka nevojë për përgjegjësi.

Kosova ka nevojë për shpresë.

Kosova ka nevojë për LDK-në.

Lajme të ngjashme