AKK: Komunat protestojnë më 1 shtator para Qeverisë
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se komunat do të protestojnë para qeveris më 1 shtator.
Në njoftimin e AKK-së është bërë me dije se kjo është vendosur sot.
“Sot, në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u vendos që më 1 shtator 2026, në orën 11:00, të organizohet protestë në Sheshin “Skënderbeu”, përballë ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e AAK, duke dhënë detaje tjera.
“Kryetarët e Komunave u dakorduan që përmes kësaj proteste të kërkojnë mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës së përvojës së punës prej 0.5% nga buxheti i nivelit qëndror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale. Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim.