“Ajo veç ma lëshon vendin...”: Ëndrra e vogëlushes simpatike më 1 qershor për t’u bërë presidente
Eda Bahtiri, nxënëse e klasës së parë ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK.
Me rastin e 1 Qershorit, ajo ka folur për ëndrrat e saj. Në mesin e deklaratave më simpatike të vogëlushes, ishte dëshira për t’u bërë presidente.
“Dua të bëhem presidente. Presidente e Kosovës. Edhe unë ko me ia zanë vendin presidentes, edhe nëse s’muj me ia zanë vendin, ajo veç ma liron vendin”, tha ajo.
“Kur jam presidente, tani mundem me bo çka të ma don qejfi. Është shumë mirë aty, me u rahatu. Gjithë kam pas qejf me u bo presidente. S’ka lidhje që ka shumë punë. Duhet me punu, për me u bo”, deklaron më tutje 7-vjeçarja simpatike.
Ajo ka treguar se ka pasur një takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
“Jom kanë te presidentja. E kom thanë një tekst anglisht”, tha ajo.
Intervista: