“Ajo tha po”: Kryeministri australian i propozon fejesë partneres ditën e Shën Valentinit - NACIONALE

“Ajo tha po”: Kryeministri australian i propozon fejesë partneres ditën e Shën Valentinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ndau pak kohë për t’u larguar nga politika të mërkurën, duke e festuar ditën e Shën Valentinit përmes propozimit të fejesës për partneren e tij, Jodie Haydon.

Albanese e njoftoi fejesën të enjten me një fotografi “selfie” të çiftit në rrjete sociale, me mbishkrimin “Ajo tha po”, raporton agjencia “Reuters”.

“Është gëzim i madh që kam gjetur një partnere me të cilën dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës” – tha kryeministri Australian të enjten në një intervistë për televizionin “Sky”.

Pas një takimi për Shën Valentin në një restorant italian, Albanese ia bëri pyetjen e rëndësishme partnerses në një ballkon të rezidencës zyrtare të kryeministrit në Canberra.

Zonja Haydon, e cila ka punuar për shumë vjet në industrinë e fondit pensional, tha se çifti ka marrë shumë urime.

“Vetëm dua ta falënderoj secilin për urime aq të ngrohta sot, nga miqtë tanë te familja jonë, nga njerëzit që ne nuk i njohim” – tha ajo në televizionin “Sky”.

Lajme të ngjashme