Aida Dërguti: Kalimi i deputetes Kica-Xhelili në LDK është i natyrshëm - NACIONALE

Aida Dërguti: Kalimi i deputetes Kica-Xhelili në LDK është i natyrshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se dalja eventuale e deputetes së Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është e natyrshme, sepse sipas saj, ideologjia e LDK-së i përshtatet deputetes Kica-Xhelili.

“Një pushtet kaq i madh i mban bashkë për interesa të përbashkëta personale. Nuk i di arsyet e shkuarjes së saj, por është kthim i natyrshëm në grupin ideologjik ku ka shumë më shumë të përbashkëta”, ka deklaruar Dërguti në Debat Plus.

Sipas Dërgutit, deputetja Kica-Xhelili është produkt i LDK-së, dhe se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka asgjë të përbashkët, edhe ka garuar nën atë listë.

Ky kuvend ngec edhe pse arriti ta ketë një shumicë, aktualisht nuk arrin ta shtyjë një agjendë legjislative për shkak të diferencave të mëdha që i kanë. Doarsa, është produkt i LDK-së, në një moment të caktuar u bën bashkë, edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët. Vetëvendosja e vërtetë janë një grup minoritar brenda kësaj shumice parlamentare”, ka thënë Dërguti.

Dërguti, e cila vetë kishte dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, vite më parë, e ka këshilluar deputeten Doarsa Kica-Xhelili, që të mos i lexojë komentet e atyre që e linçojnë në rrjete sociale.

Sipas Dërgutit, ajo duhet ta angazhojë një avokat dhe t’i adresojë të gjitha ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj në gjykatë.

Lajme të ngjashme