Ahmetaj për vendimin e BE-së: Ky vendim ka një shkak vendor, Qeverinë e Kosovës
Sot Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën, Nënkryetarja e Mimoza Ahmetaj, tha se nga partia e saj janë të paëknaqur lidhur me vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave të qytetarëve serbë të Kosovës.
Ahmetaj e quan këtë vendim një pikëpyetje të sovranitetit të Kosovës dhe “rezultat i paaftësisë së Qeverisë Kurti”.
“Ky vendim kontribuon vetëm në distancimin e serbëve të Kosovës dhe inkurajon ata që të mos bëhen pjesë përbërëse e shoqërisë dhe shtetit të tonë. Megjithatë, edhe ky vendim ndërkombëtar që vjen sot si pasojë për Kosovën, dje e kishte një shkak vendor: Qeverinë e Kosovës! Që nga dita e parë e qeverisjes, pushteti aktual ka pasur një qasje joserioze ndaj dialogut dhe aleatëve tanë. Kjo Qeveri ka treguar paaftësi dhe papërgjegjësi të thellë në veprimet dhe mosveprimet e saj në politikën e jashtme, përmes së cilave po vërtetohet sot se ka dëmtuar edhe interesat e vendit tonë”, tha Ahmetaj.