Ahmeti: Është koha për legjislacion të regjistrit të shkelësve seksualë - NACIONALE

Ahmeti: Është koha për legjislacion të regjistrit të shkelësve seksualë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka ardhë koha të krijohet një legjislacion i regjistrit të shkelësve seksual. Ai ka treguar se para pak javë është ftuar nga Policia e Kosovës për mos-kthimin në punë të një personi të akuzuar për ngacmim seksual (pedofili) i cili ishte liruar nga gjykata dhe kishte dorëzuar Kallëzim penal ndaj meje.

Ai ka thënë se reagimet dhe rastet individuale janë të domosdoshme, por kryesore, sipas Ahmetit, është marrja e marrja e iniciativave për politika e legjislacion.

Përmes kësaj, sipas tij, bëhet e mundur identifikimi i kriminelëve lehtësisht.

“Koha është për legjislacion të regjistrit të shkelësve seksual (sexual offenders). Reagimet dhe marrja e përgjegjësise për raste individuale janë të domosdoshme. Por edhe më e domosdoshme është marrja e iniciativave për politika e legjislacion. Me këtë nuk zhduken kriminelët por identifikohen e parandalohen më lehtë. Në SHBA lista është publike ku njerëzit e dinë kur dikush është në lagjen e tyre. Në BE vetëm Policia ka qasje por çdo lëvizje e vendbanimit të një personi të tillë duhet të lajmërohet në policinë lokale. Krime do të ketë gjithmonë dhe shpesh nuk mund ta dimë se një person do të kryej krim por në raste të tilla në qoftë se del se një person ka bërë krime të ngjashme dhe janë liruar nga gjykatat atëherë duhet të ketë rishqyrtim të rasteve të kaluara për të parë lëshimet nga institucionet gjyqësore” – ka shkruar Ahmeti mes tjerash në Facebook.

Lajme të ngjashme