AGK: Në listën për KPM persona të njohur si propagandues të Vetëvendosjes, procesi të kthehet nga zero - NACIONALE

AGK: Në listën për KPM persona të njohur si propagandues të Vetëvendosjes, procesi të kthehet nga zero

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata të tjera kanë akuzuar se procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së është i komprometuar dhe i ndikuar politikisht.

Sipas reagimit, në listën e kandidatëve janë përfshirë persona “të njohur si propagandues të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Kjo qasje cenon integritetin e procesit dhe besueshmërinë e publikut”, thuhet në deklaratë.

“Konsiderojmë që rikthimi eventual i ish-kryetarit të kundërligjshëm Besnik Berisha dhe mbështetëses së pushtetit Luljeta Aliu Krasniqi e vendos KPM-në në rrezik të drejtpërdrejtë të presionit politik dhe krijon precedent që persona që kanë shkelur ligjin të favorizohen sërish politikisht.”

Organizatat paralajmërojnë se një përbërje e tillë rrezikon pavarësinë e institucionit dhe pluralizmin mediatik.

Ato kërkojnë që procesi të ndalet dhe të rifillojë nga zero, me standarde të qarta dhe transparente.

Lajme të ngjashme