AGK-ja përkrah bojkotin e gazetarëve ndaj Qeverisë: S’është hera e parë që vonohen - NACIONALE

AGK-ja përkrah bojkotin e gazetarëve ndaj Qeverisë: S’është hera e parë që vonohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka postuar një reagim në Facebook, ku ka komentuar bojkotin që sot organizuan gazetarët ndaj dy ministrave të Qeverisë Kurti. AGK-ja ka shkruar se e përkrah bojkotin e organizuar nga gazetarët.

Gazetarët dhe kameramanët e medieve kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.” – thuhet në reagim.

Tutje, AGK-ja ka treguar se vonesa kanë ndodhur edhe më parë.

“AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi që kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat.” – shkruan ai.

Lajme të ngjashme