AGK-ja dhe KMSHK-ja të shqetësuara me fjalimin e Fitore Pacollit - NACIONALE

AGK-ja dhe KMSHK-ja të shqetësuara me fjalimin e Fitore Pacollit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës(KMSHK) kanë reaguar ndaj deputetes së LV-së, Fitore Pacolli, e cila sot ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave.

Këto dy institucioneve janë shprehur të shqetësuar me thirrja e deputetes, duke thënë se fjalimi i saj sot në Kuvend përbënë ndërhyrjet direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave.

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend”, është thënë në reagimin e AGK-së dhe KMSHK-së.

Sipas tyre, mediat veprimtarin e tyre e kanë të rregulluar përmes ligjeve përkatëse.

Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës - Press Council of Kosovo. Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme