AGK-ja denoncon presion publik të dy deputetëve të VV-së ndaj gazetares së RTK-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë një reagim denoncues ndaj presionit publik që po i bëhet gazetares së RTK-së pas bojkotimit të konferencës për medie të ministres Rozeta Hajdari bashkë me kolegët tjerë.
Ata kanë përmendur dy deputetë të Vetëvendosjes së persona që i kanë bërë presion publik gazetares Edona Podvorica: Valon Ramadanin dhe Enver Dugollin.
“AGK-ja, e konsideron bojkotin e së martës, si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik.” – shkruan ky Asociacion.
AGK-ja ka ftuar menaxhmentin e RTK-së që të mos ndikohet nga presioni i pushtetit.
Valon Ramadani i VV-së në mënyrë të çuditshme kishte pretenduar se RTK-ja me rastin e konferencës kishte shkelur obligimin ligjor për informim të publikut.