AGK dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sjellin dokumentarin kundër dezinformimit - NACIONALE

AGK dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sjellin dokumentarin kundër dezinformimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetje nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një dokumentar që flet për përvojat ngadhënjyese dhe këndvështrimet e ekspertëve amerikanë në lidhje me luftën kundër dezinformimit.

I titulluar “Mendo si verifikues faktesh”, dokumentari është një prodhim mbi edukimin mediatik, që tregon se Kosova ka dy nivele të medies: atë kombëtare dhe mediat rajonale.

Në dokumentar theksohet që peisazhi mediatik në Kosovë është rritur vazhdimisht, me kompani të reja mediatike që themelohen çdo vit.

“Ka periudha kur mediat e njëanshme – media që kanë agjenda të caktuara – lulëzojnë. Këto periudha përfshijnë kohën e zgjedhjeve, pandemisë, krizave e kështu me radhë. Këto pseudo-media themelohen me të vetmin qëllim që të ndjekin agjenda të fshehta të cilat nuk zbulohen kurrë nga audienca. Megjithatë, Kosova nuk është aq toleruese sa disa vende tjera kur bëhet fjalë për propagandën e huaj, duke përfshirë këtu edhe rajonin.

Demokracitë e përparuara si Shtetet e Bashkuara zbulojnë se “Edukimi mediatik” është zgjidhja e vetme për ta luftuar dezinformimin dhe keqinformimin që bëhet nga disa grupe të caktuara. Duke qenë kështu, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë çështje duke krijuar institucione, organizata, institute dhe mekanizma të tjerë për t’i edukuar qytetarët e saj në lidhje me konsumin e lajmeve dhe, në përgjithësi, mediat”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme