AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët më 2023 - NACIONALE

AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët më 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar një shkrim, në të cilin ka përmendur numrin e sulmeve të raportuara ndaj gazetarëve.

Sipas AGK-së, gjatë vitit 2023 janë raportuar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në këtë fundvit numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2023.” – thuhet në shkrimin e AGK-së.

Tutje, AGK-ja ka sqaruar se 30 sulme kanë ndodhur gjatë raportimit në veri.

“Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme