Agjenda e Kurtit, s’ka njoftim për takim me Edi Ramën - NACIONALE

Agjenda e Kurtit, s’ka njoftim për takim me Edi Ramën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministri ka bërë të ditur agjendën e kryeministri, Albin Kurti.

Në këtë agjendë askund nuk është përmendur se do të ketë ndonjë takim me kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama po qëndron në Kosovë në nder të 25-vjetorit të çlirimit.

Kjo është agjenda e Kurtit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’

VENDI: AShAK

KOHA: 09:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

KOHA: 16:00

Lajme të ngjashme