Agim Veliu kritikon Osmanin: Nuk do të lejojmë shkelje për Kryeprokurorin - NACIONALE

Agim Veliu kritikon Osmanin: Nuk do të lejojmë shkelje për Kryeprokurorin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në lidhje me mos-dekretimin e Kryeprokurorit.

Kjo pasi edhe disa muaj pas dekretimit, Osmani ende nuk ka vendosur ta dekretojë ose jo Blerim Isufajn.

Me këtë rast, Veliu ka adresuar kritika ndaj të parës së vendit, për mënyrën sesi po e trajton këtë rast.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se do ta bëjnë të pamundurën që të mos lejojnë shkelje të tilla.

“Këto janë veprime që janë në kundërshtim me normat dhe rregullat e Kushtetutës. Të shohim si do të veprojë më tutje. Unë besoj se nëse ndodh diçka në shkelje ne si LDK sigurisht se do të bëjmë përpjekje që këto shkelje të mos i lejojmë”, tha Veliu.

Lajme të ngjashme