Agim Bahtiri thotë se "kushtrimi i fitores" për Faton Pecit u dha në katunin e vet, në Gushavc
Në katun të vet, në Gushavc, Agim Bahtiri i Vetëvendosjes njoftoi “kuhstrimin e padiskutueshëm të fitores” për kandidatin e Albin Kurtit për kryetar të Mitrovicës, Faton Pecin.
“Tubimi në Gushavc e lëshoi kushtrimin e padiskutueshem të fitores!
Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në tubimin e sotëm në Gushavc, për mbështetjen e përzemërt ndaj kryetarit të ardhshëm të Mitrovicës, z. Faton Peci!
Na priftë e mbara bashkë!”, shkroi Bahtiri.