Agim Bahtiri ia shtrëngon dorën Pecit dhe e shpall ‘kryetar të ardhshëm të Mitrovicës’ - NACIONALE

Agim Bahtiri ia shtrëngon dorën Pecit dhe e shpall ‘kryetar të ardhshëm të Mitrovicës’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Vetëvendosje dhe Lista Guxo, njoftuan mbrëmë kandidaturën e Faton Pecit për postin e kryetarit të Mitrovicës.

Ndërkohë, ish kryetari i Mitrovicës tani deputet i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, publikoi sot një foto me Pecin, me mbishkrimin:

Faton Peci - kryetar i ardhshëm i Mitrovicës. “

Kurti, teksa njoftoi mbrëmë kandidaturën e Pecit për Mitrovicë, ka shkruar:

Të gjithë e njohin si ministri më i suksesshëm i Bujqësisë.

Bashkëpunëtor shembullor në koalicionin tonë qeverisës, ministër i jashtëzakonshëm në qeverisje, Faton Peci, bashkëkryetari i Partisë Guxo është i nominuar për kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së jugut në zgjedhjet e 12 tetorit dhe e ka mbështetjen tonë të plotë.

Fatoni e do shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë. Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës.

Lajme të ngjashme