Agim Aliu: Ishte kërkesë e qytetarëve që të kandidoj sërish për kryetar të Ferizajt
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka treguar pse zgjodhi të kandidonte sërish për këtë post.
Sipas tij, atë e shtynë në këtë vendim, entuziazmi i qytetarëve.
“Mund të them se më shumë është vendimmarrje e qytetarëve e ngjizur me atë politike, për faktin se ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe jo vetëm kjo e kohe të fundit, por me të filluar ky cikël i shpalljes së zgjedhjeve dhe kandidaturave anë e kënd Kosovës, sikur u nxitën qytetarët të kenë edhe një herë emrin tim si kandidat për kryetar të komunës. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse kjo është vlerësim, besim, por mbi të gjitha është ajo çfarë presim”, tha Aliu për Klan Kosova.